Gruas me tumor në tru i janë dhënë 3 muaj jetë, pret mrekullinë e Vitit të Ri

  • 01 January 2018 - 19:37
Gruas me tumor në tru i janë dhënë 3 muaj jetë, pret mrekullinë e Vitit të Ri

Një vajzë 17 vjeçe është duke luftuar me jetën e saj dhe për jetën e foshnjës të saj, pasi i ishin dhënë tre deri nëntë muaj për të jetuar, pasi është prekur nga një tumor i pashëruar në tru. Dana Scatton është diagnostikuar me "DIPG", javën e kaluar dhe do ta lindë vajzën e saj në muajin shkurt. Mjekët janë duke bërë presion që ajo të abortojë në mënyrë që brenda tri javëve Dana të fillojë me terapinë e rrezatimin menjëherë, që mund t'ia zgjatë jetën deri në nëntë muaj dhe t'i shmangë rreziqet e komplikimeve të foshnjës. Pa tretman, mjekët i kanë dy deri tre muaj jetë. "DIPG" prek vetëm rreth 300 fëmijë çdo vit dhe zakonisht e hasim te fëmijët nën moshën 10 vjeçe, duke e bërë rastin e Dana-s edhe më të rrallë. Sëmundjes ka gjasa për t'i mbijetuar vetëm 1 për qind të rasteve, derisa 90 për qind e të prekurve vdesin 18 muaj pas diagnozës.

Her mother Lenore, 51, (right) told Daily Mail Online that her daughter's diagnosis has been devastating to the family and they are praying for a Christmas miracle

"A do të jetë mirë foshnja ime?"

Askush ende nuk është shëruar nga kjo gjendje. Dana për "Daily Mail Online" ka thënë se ajo dhe familja e saj janë duke u këshilluar me mjekët për të pasur tretmanin më të mirë, në mënyrë që t'ia zgjatin asaj jetën dhe foshnjës që po e mban në bark - diçka që adoleshentja nga Pensilvania ka thënë se do të ishte Mrekulli e Vitit të Ri. Dana për "Daily Mail Online" ka thënë se në fund të muajit nëntor kishte hasur në vështirësi për të folur. E kam vërejtur se më nevojitej edhe më shumë kohë për t'u përpirë, më pas ecja m'u vështirësua e madje e kisha edhe të vështirë të flisja', shpjegon Dana. Ajo ka thënë se gjërat janë përkeqësuar në fillim të muajit dhjetor, kur kishte shkuar për të hipur në autobus për në shkollë dhe këmbët e saj kishin filluar të dobësoheshin, duke e lënë në gjendje të mos mund të ecte për një kohë. Në fillim nxënësja kishte menduar se mund të ishte si pasojë e stresit të shtatzënisë dhe shkollës. 'Kam menduar se mund të ishte si pasojë e mënyrës së qëndrimit të foshnjës në nerva', ka thënë ajo. Në më pak se dy javë që pas simptomave të para, Dana kishte kërkuar nga mjeku i saj që të kontrollonte foshnjën. Ditën tjetër ishte në emergjencë derisa një skanim kishte zbuluar një tumor të madh me bazë në tru. Brenda disa orëve, mjekët zbuluan diagnozën. Dana ka thënë se në momentin e parë kur e kishte dëgjuar diagnozën, mendimi i saj ishte: 'A do të jetë foshnja ime mirë'?

Dana, pictured with her boyfriend Tyler, 21, is seven months pregnant and due to give birth in February but doctors are planning to induce labor in three weeks due to her condition 

Kishte hezitime për të filluar rrezatimet

Nëna e saj Lenore, 51 vjeçe, kishte të njëjtin mendim: 'A do ta humb fëmijën tim'? Pasi Dana ishte shtatzënë, kishte hezitime për të filluar rrezatimet që mund të zgjatin jetën e saj deri në nëntë muaj, nëse e fillojnë menjëherë. Pa filluar tretmanin, mjekët asaj i kanë dhënë dy deri tre muaj jetë. Rrezatimi mund ta dëmtojë fetusin, derisa mjekët shmangin përdorimin e këtij tretmanit gjatë shtatzënisë. Rreziku për foshnjën varet nga doza e rrezatimit dhe nga pjesa e trupit ku trajtohet. Pasi tretmani do të jetë në kokën e nënës dhe larg nga barku, mjekët parashikojnë rrezik të ulët të rrezatimit për të prekur foshnjën. Në javën e fundit që nga diagnostikimi, familja ka këshilluar mjekë nga Spitali i Fëmijëve në Pensilvani dhe "St Jude's Children's Hospital". Me simptomat e Dana-s, që po përkeqësohen çdo ditë, mjekët nuk rekomandojnë që të pritet më. Adoleshentja që ka vallëzuar për 13 vjet dhe ka lozur futboll dhe basketboll tani ka vështirësi në bërjen e detyrave të përditshme. 'Nuk mund të bëj gjë tjetër, madje as për veten time, nuk jam në gjendje t'i vesh pantallonat e mi pa u rrëzuar', tregon Dana. Përderisa prognoza është shkatërruese, ajo mbetet me shpresë. 'Unë nuk pranoj atë që po ma thonë, unë po pres mrekullinë', ka thënë ajo. Sistemi nervor kontrollon frymë- marrjen, të rrahurat e zemrës dhe nervat e muskujt që na lejojnë neve që të dëgjojmë, të shohim, të ecim, të flasim dhe të hamë. Shumica e pacientëve që preken nga kjo gjendje janë të moshës midis pesë e dhjetë vjeçe. Ende nuk dihet se çfarë e shkakton këtë tumor dhe besojnë se shtatzënia ka ndikim në diagnozë. Të dy prindërit e vajzës, Lenore dhe Robert-i, kanë marrë kohë të lirë nga punët e tyre për t'u kujdesur për t'i ndenjur pranë vajzës së tyre. Dana është fëmija më i ri nga nëntë fëmijët. Përkrahja nga familja dhe miqtë nuk ka munguar. Dana dhe i dashuri i saj Tyler, 21 vjeç, kanë zgjedhur emrin Aries për vajzën e tyre që do të mbetet nën kujdesin e Lenore-s kur Dana të fillojë tretmanin.

Dana Scatton, 17, was diagnosed with DIPG, an aggressive brain tumor, last week and has been given three to nine months to live

(Kosova Sot)