Bill de Blasio, edhe një mandat kryetar i Nju-Jorkut

  • 01 January 2018 - 20:41
Bill de Blasio, edhe një mandat kryetar i Nju-Jorkut

Bill de Blasio ka nisur mandatin e tij të dytë si kryetar i Nju Jorkut, pas ceremonisë së betimit.

Ai është rizgjedhur lehtë gjatë muajit nëntor në këtë pozitë, duke u bërë demokrati i parë që është rizgjedhur kryetar i Nju Jorkut që prej Edward Koch më 1985.

De Blaisio ka përmendur si suksese të mandatit të tij të parë, invenstimet në qytet, banimin e përballueshëm dhe përpjekjet për të zvogëluar krimin.

Ai është prezantuar si lider kombëtar në politika zhvilluese, përcjell REL.

Ceremonia, e cila pritet të mbahet në ambient të hapur, vjen në kohën kur temperaturat në Nju Jork janë shumë të ulëta.

(Kosova Sot)