Balkani vazhdon të joshë gjithë botën me historinë e tij

  • 01 January 2018 - 20:43
Balkani vazhdon të joshë gjithë botën me historinë e tij

Si në çdo 1 Janar një nga propozimet e para që rubrika e njohur “Travel” në CNN i propozon lexuesve të saj është një listë me emrat e vendeve që mund të vizitojnë përgjatë vitit të ri.

Pas një viti kërkimesh, eksperiencash dhe studimesh, gazetari Jordan Rane, të parin vend për t’u vizituar vendos “Cape Verde” “Kepi i Gjelbër” në perëndimit të Afrikës në oqeanin Atlantik. I njohur për muzikën, “Kepi i Gjelbër” është një nga ishujt ku Christopher Columbus dhe Vasco de Gama ndaluan gjatë udhëtimeve të tyre për të zbuluar botën.

Si propozim i dytë vjen parku kombëtar “Botum Sakor” në Kamboxhia, nga ujëvarat, zogjtë e rrallë e deri te krokodilët e ujërave të kripura.

Valleta, në Maltë, i shpallur si kryeqyteti i kulturës për 2018 është një mundësi e mirë për të rifreskuar njohuritë nga Greqia e Lashtë në Lindjen e Mesme vetëm gjatë një udhëtimi 20 minutësh me autobus.

Serbia dhe parku i saj kombëtar “Tara” dhe më konkretisht ish vendet e Jugosllavisë gjatë viteve të fundit po shndërrohen shumë të preferuara për vizitorët për historinë, vlerën e parasë dhe djathin që e gjen edhe te fqinjët, Kosova, Bosnja e Mali i Zi.
Nevis, ishulli i vogël në detin e Karaibeve mbyll pesëshen e vendeve që mund të planifikoni për të vizituar gjatë 2018-ës.

Në listën 18 vendeve të përzgjedhura nga CNN një tjetër propozim nga rajoni i Ballkanit është ishulli i Kretës në Greqi, i bekuar me diell, kulturë, histori dhe vendbanime arkeologjike.

(Kosova Sot)