Irani fajëson Amerikën dhe Izraelin për trazirat në vend

  • 01 January 2018 - 21:38
Irani fajëson Amerikën dhe Izraelin për trazirat në vend

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka akuzuar sot armiqtë e Iranit, SHBA-në dhe Izraelin, për provokimin e trazirave në vend, ku protestat antiqeveritare po zhvillohen që disa ditë.

Rouhani ka paralajmëruar se trazirat nuk do të tolerohen.

“Qeveria nuk do të tregojë tolerancë për ata që dëmtojnë pronën publike, shkelin rendin publik dhe shkaktojnë çrregullime në shoqëri”, tha Rouhani.

(Kosova Sot)