Festat pa të atin, djali i ish deputetit mesazh prekës: Vendi yt bosh ka mbet...!

  • 01 January 2018 - 21:48
Festat pa të atin, djali i ish deputetit mesazh prekës: Vendi yt bosh ka mbet...!

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur për ish deputetin shqiptar, duket se është ende një plagë për familjarët e tij.

Bëhet fjalë për ish deputetin e LSI-së, Gjovalin Kadelin, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Por sot në ditën e parë të vitit të ri i biri, Admiri, i ka dedikuar një mesazh prekës në rrjetet sociale të atit. 

Mesazhi 

Festat erdhen ti mungove . . . !
Erdhen festat si çdo her 
Thell ne zemer me na ther 
Nuk ka fest as nuk ka gzim
Kur se ke asnjanin prind
Viti vjeter qe kaloj 
Sa shum zemrat na i coptoj 
Ty bab te mori me vete 
Na la dhimbjet e ksaj jete
Per Krishtlindje dhe Vit te Ri 
Ket vit bab festum pa ty 
Fest pa gzim e pa buzqeshje 
Ne i kalum festat ne heshtje
E dim bab ti je me ne 
Nalt prej qielli ti na sheh 
Por gjith t'mirat e ksaj bote 
Nuk vlejn sa prania jote
Per çdo gzim e per çdo fest 
Vendi jot bosh ka me mbet 
Edhe pse jo fizikisht 
N'zemrat tona perjetsisht!

(Kosova Sot)