Burjani:Tronditja po ndodh

  • 02 January 2018 - 15:19
Burjani:Tronditja po ndodh

Shumë më i bindur që viti 2018 do të jetë vit zgjedhor është Blerim Burjani. "Po qe se opozita e pranon një lloj marrëveshje për funksionim kalimtar të qeverisë, atëherë kjo qeveri do të bjerë deri në maj të vitit 2018, pra pashmangshëm duhet të ketë zgjedhje", tha ai për "Kosova Sot". Burjani konsideron se tronditja që vjen tani nga loja me Specialen është shumë e madhe."Kushdo që e ka nisur këtë lojë nuk e ka filluar seriozisht, por e ka filluar për të krijuar shqetësime, për të hyrë në bisedime ndërkombëtarët për temat si në vijim: Demarkacioni, liberalizimi i vizave dhe për të ushtruar një trysni për riformulim të disa neneve në Ligjin për Gjykatën Speciale, por jo për shfuqizim të plotë të këtij ligji", u shpreh ai për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)