Trump i merr meritat që asnjë aeroplan nuk u rrëzua më 2017 (FOTO)

  • 02 January 2018 - 20:20
Trump i merr meritat që asnjë aeroplan nuk u rrëzua më 2017 (FOTO)

Presidenti amerikan Donald Trump është nxituar për të shpallur veten meritor që gjatë vitit 2017 nuk pati asnjë aksident fatal me avionët komercialë.

Një kompani holandeze publikoi një raport ku thuhet që viti që lamë pas ishte më i mirë në aspektin e sigurisë ajrore, pasi përveç disa aksidenteve me avionë të vegjël që shkaktuan 13 viktima, nuk pati aksidente fatale të avionëve të mëdhenj civilë, me të cilët udhëtojnë miliarda njerëz gjatë vitit.

“Që prej se jam bërë President kam qenë shumë i ashpër ndaj Aviacionit Komercial. Lajm i mirë – nuk pati asnjë vdekje më 2017, viti më i mirë dhe më i sigurtë ndonjëherë”, shkroi Trump në Twitter të martën.
Sipas ekspertëve, gjasat matematikore që një avion komercial të përfshihet në aksident fatal është 1 në 16 milionë.

Sipas analistëve, Trump e ka përdorur këtë raport për të përvetësuar meritat për statistikat impresive të aviacionit civil, edhe pse në këtë statistikë janë të llogaritura të gjitha fluturimet në botë, e jo vetëm ato në SHBA. 

Image

 

(Kosova Sot)