Kjo është Ariana, vajza e Nasim Haradinajt që u plagos në Suedi

  • 03 January 2018 - 11:35
Kjo është Ariana, vajza e Nasim Haradinajt që u plagos në Suedi

Ariana Haradinaj, vajza e anëtarit të OVL-së, Nasim Haradinajt, është plagosur në Suedi në mëngjesin e djeshëm.

Ngjarja ka ndodhur para banesës së saj në Helsingborg. Pas dhënies së ndihmës së parë, Ariana është strehuar në një vend të sigurt nga policia suedeze.

Ende nuk dihen shkaqet dhe kryesit e këtij akti, ndërsa babai i Arianës, Nasimi ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë në këtë rast dhe se i bën thirrje hetuesisë që ta hetojnë rastin.

 
 
 
(Kosova Sot)