Kosova përplas Drecunin e Janjiqin (Video)

  • 03 January 2018 - 12:24
Kosova përplas Drecunin e Janjiqin (Video)

Çështja e Kosovës ka përplasur përsëri zyrtarët në Serbi.

Statusi i ambasadorëve në Prishtinë u bë shkak i një debati në mes të drejtorit të Forumit për marrëdhënie ndëretnike, Dushan Janjiq dhe kryetarit të komisionit parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun.

Ky i fundit në një debat televiziv në Tv Pink që u mbajt ditë më parë këmbënguli se ata janë të “ashtuquajtur ambasadorë” pasi sipas tij Serbia nuk e ka njohur Kosovën se ata nuk mund të jenë ambasadorë.

Janjiq e ka kundërshtuar Drecun dhe pas një debati të shkurtër u largua nga studio.

 

(Kosova Sot)