Sonte priten reshje të dobëta bore, në fundjavë mot i butë

  • 03 January 2018 - 12:59
Sonte priten reshje të dobëta bore, në fundjavë mot i butë

Një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore, do të kaloj shpejt sonte mbi rajonin tonë, ku më vonë gjatë mbrëmjes pritet të sjellë reshje shiu, e e gjatë natës edhe reshje të dobëta bore, të cilat deri në mëngjes pritet të pushojnë. Nga e premtja rryma të ngrohta nga perëndimi do të sjellin mot të butë, me diell dhe vransira.

Reshjet e borës që priten herët në mëngjes të ditës së enjte, paradite do të pushojnë, e gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Nga dita e premte do të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, e në fundjavë me diell dhe vransira. Të dielen në mëngjes në vise të ulëta priten mundësi për mjegull.

Edhe në fillim të javës së ardhshme, parashihet të vazhdoj të mbajë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri +3C, e ato maksimale nga 5C deri në 11C.
Do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga juglindja 2-5m/s.

Shtypja atmosferike deri nesër do të pësojë rënie të lehtë, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale.

 

(Kosova Sot)