Policia suedeze për sulmin ku banon vajza e Nasim Haradinajt: Lidhet me drogën dhe armët

  • 03 January 2018 - 13:14
Policia suedeze për sulmin ku banon vajza e Nasim Haradinajt: Lidhet me drogën dhe armët

Shefi i policisë në Helsingborg, Sven Holgersson, ka thënë se në gjashtë muajt e fundit në këtë qytet ka pasur shpërthime, të cilat ai i ka lidhur me krim të organizuar.

Në një deklaratë për gazetën suedeze “Aftonbladet”, Holgersson ka thënë se sulmet janë të lidhura me drogë. 

“Për mendimin tim krejt këto kanë të bëjnë me drogë, ekonomi dhe armë”, ka thënë Holgersson.

Kjo deklaratë e tij është publikuar pak orë pasi ndodhi një shpërthim në hyrje të një ndërtese, nga i cili ka mbetur e plagosur vajza e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

“Aftonbladet” raporton se në shtator një person ka vdekur si pasojë e një shpërthimi nga i cili mori flakë apartamenti i tij. Në muajin tetor, sipas kësaj gazete, një shpërthim kishte ndodhur në hyrje të stacionit policor.

Në  anën tjetër Nasim Haradinaj e mohon që ky akt të jetë i lidhur me veprimtarinë e tij .. Tutje ai shton se vajza është plagosur në këmbë dhe ka pasur djegie.

(Kosova Sot)