Selmanaj e quan akt qyqar sulmin ndaj vajzës së Haradinajt

  • 03 January 2018 - 14:04
Selmanaj e quan akt qyqar sulmin ndaj vajzës së Haradinajt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj e ka quajtur akt qyqar dhe terroristë, sulmin e djeshëm në qytetin suedez Helsingborg, ku ndodhi një shpërthim i madh i eksplozivit që ishte vendosur para derës së banesës së vajzës së veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinajt.

Ai ka thënë se ky akt duhet dënuar.

Postimi i plotë i tij:

Në mëngjesin e djeshëm, më 2 janar 2018, në orën 00:58, në qytetin suedez Helsingborg ndodhi një shpërthim i madh i eksplozivit që ishte vendosur para derës së banesës së vajzës së veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinajt, bëjnë të ditur mediat suedeze.

Sapo e lexova këtë lajm!

Një akt qyqar dhe terrorist e i denushëm nga kushdoqoftë që e ka bërë dhe pavarësisht motiveve!

Vajzës së mikut tim të viteve të 80-ta, të aktiviteteve ilegale i dëshirojmë shërim të shpejtë!
Nga organet e hetuesisë kerkojmë zbardhjen e rastit dhe kryesit e këtij akti terrorist që është edhe jashtë traditës së shqiptarit dhe vlerave te civilizimit të nxjerren para drejtësisë!

Ky sulm është atak mbi vlerat njerëzore por edhe atak ndaj një familje që ka dhënë shumë për çështjen kombëtare!

Emri dhe familja e Ismajl Haradinaj janë embrioni i organizatave ilegale që ma vonë tronditën themelet e ish- Jugosllavisë!
R.S.