Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Zambisë: Shteti është lakmitar i turpit dhe korrupsionit!

  • 03 January 2018 - 15:30
Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Zambisë: Shteti është lakmitar i turpit dhe korrupsionit!

Ministri i Jashtëm i Zambisë, Harry Kalaba, ka dhënë dorëheqje

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ashpër në Facebook, shkruan BBC.

Në këtë postim Kalaba shkruan se këtë vendim e ka marrë pasi që, sipas tij, Zambia e ka "rrugën e lakmisë dhe të turpit të pangopur" të vendit.

Henry Kalaba mes tjerash ka thanë se vendimi i tij u nxit nga "nivelet e përmbytjes", të korrupsionit "të kryera nga ata që pritet të jenë zgjidhja".

Ndërsa, për këtë vendim, analistët dyshojnë se masa është një përpjekje për të ushtruar presion ndaj presidentit Edgar Lungu, i cili po konsideron të kërkojë një mandat të tretë.

(Kosova Sot)