Haxhiu: Ne nuk kemi pas gjykim kriminal

  • 03 January 2018 - 16:32
Haxhiu: Ne nuk kemi pas gjykim kriminal

Dy nga katër deputetët e dënuar të Vetëvendosjes, Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu, kanë mbajtur konferencë për media pas shqiptimit të dënimit. Ato kanë fajësuar gjyqtarin Beqir Kalludra për shqiptimin e një dënimi krejtësisht politik dhe të padrejtë.

Deputetet, Kadaj dhe Haxhiu fajësojnë pushtetin se i ka diktuar gjyqtarit të rastit, Beqir Kalludra, dënimin e tyre dhe të Albin Kurtit e Faton Topallit.

“Sot gjykatësi Kalludra na ka shqiptuar dënim me emër të popullit dhe kjo është në kundërshtim të popullit sepse na kanë përkrahur fuqishëm këto marrvëeshje, të cilat me veprimet tona u pamundësua jetësimi” , ja thënë Kadaj.

Ndërkaq Haxhiu është shprehur se ky veprim është i padrejtë dhe ka për qëllim që t’i shpallë ata kriminel.

“Trupi gjykues shpalli aktgjykimin me mbi pesë vite me kusht për veprimet politike brenda mandatit tonë si deputet i Kuvendit të Kosovës. Sot sistemi i kapur i drejtësisë po i dënon aktivistët dhe deputetët që mbajtën territorin e Kosovës”, ka thënë Haxhiut.

Tutje ajo është shprehur se rreth këtij dënimi ata do të ankohen në Gjykatën e Apelit.

“E gjithë kjo aktakuzë por edhe aktgjykimi është i padrejtë, absurd dhe politik. Ne nuk kemi pas gjykim kriminal. Është e qartë qëllimi ishte që të na shpallin fajtor, që të kriminalizohet protesta jonë kundër Zajdenicës dhe demarkacionit. Ne këtë vendim do ta kundërshtojmë në Gjykatën e Apelit”, ka thënë në fund ajo.

(Kosova Sot)