Smaka: Ngecjet dhe dështimet

  • 03 January 2018 - 16:38
Smaka: Ngecjet dhe dështimet

Prof. Riza Smaka, ekspert i së drejtës, konsideron se nëse nuk ndërmerren edhe masa veprimi në përmirësimin e gjendjes, konstatimet nuk ia vlejnë. "Vlerësimet e tilla të kryeprokurorit Lumezi janë të konstatuara sipas të dhënave zyrtare, pra janë të sakta. Edhe zotimet e kryeprokurorit Lumezi janë me vend, për aq sa do t'i referoheshin ndërmarrjeve të masave adekuate në planin funksional, material e moral. Por jo, kurrsesi, po qe se do të mbetej vetëm me konstatime të tilla e të ngjashme. Tek e fundit kryeprokurori Lumezi nuk do të duhej të ankohej për dështime në punën e prokurorëve të caktuar, por, përkundrazi, do të duhej të ndërmerrte masa stimulative për prokurorët e suksesshëm, ndërsa të ndërmerrte masa destimluative për prokurorë joefikas, eventualisht edhe të papërgjegjshëm. Aq me parë kur prokurori Lumezi konform me nenin 109 të Kushtetutës është i autorizuar dhe ka instrumente dhe mekanizma legale për ndërmarrje të të gjitha masave në të mirë të funksionimit efikas dhe efiçient të atij institucioni të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë në vendin tonë", tha Smaka për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)