Vdes nipi i Osama Bin Laden

  • 03 January 2018 - 18:30
Vdes nipi i Osama Bin Laden

Është mësuar se ka vdekur nipi i Osama Bin Laden, organizatorit të 11 shtatorit, që mbante emrin e gjyshit, transmeton Gazeta Express.

Fëmija, që quhej Osama si gjyshi i tij terrorist, vlerësohej për "martirizimin" e tij nga babai Hamza Bin Laden, që xhihadistët e kanë përshëndetur madje edhe si 'trashëgimtar' në udhëheqjen e Al-Kaedës.

Në letrën e shkruar nga Hamza, babai i të cilit u vra nga marina e SHBA-së në vitin 2011, ai mbajti zi për vdekjen e siç shkroi ‘’heroit’’ dhe përshkroi birin e tij si ‘’nipi i trimit’’.

Shënimi i quajtur ‘’Letër nga Sheiku Muxhahid Hamza Bin Laden’’ u publikua nga krahu i propagandës së Al-Kaedës, së bashku me një imazh fotografik të Osamës së ri të familjes Bin Laden.

Nuk u dha asnjë detaj lidhur me shkaqet e vdekjes së tij.

Mirëpo, mediat kanë shkruar se ai ishte 12 vjeçar dhe ka vdekur nga shkaqet natyrore nga një sëmundje.

(Kosova Sot)