Kjo është bukuroshja që kërcënoi nga Washingtoni Thaçin, Haradinajn e Veselin për Specialen (Foto)

  • 03 January 2018 - 19:11
Kjo është bukuroshja që kërcënoi nga Washingtoni Thaçin, Haradinajn e Veselin për Specialen (Foto)

Heather Nauert, është zëdhënësja bukuroshe e Departamentit Amerikan të Shtetit që iu bëri thirrje kërcënuese liderëve të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinajt që mos të bëhen përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Nauert e cila punon si zëdhënëse për Departamentin Amerikan që nga viti 2017 e ka shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se SHBA’ja është thellësisht e dëshpëruar nga përpjekjet e fundit të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, gjykatë e themeluar për të dëgjuar dyshimet për krime kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera serioze të bëra gjatë vitit 1998-2000.

"Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë në Republikën e Kosovës ta ruajnë zotimin për punën e Dhomave të Specializuara dhe ta lënë të pandryshuar autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës.

Siç tha Sekretari Rex Tillerson më 21 dhjetor, në Ballkan nuk ka mbaruar kërkesa për drejtësi dhe ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur drejtësinë për viktimat. Ne duartrokitem guximin moral te liderëve politikë të Kosovës kur e miratuan ligjin dhe e amendamentuan atë në Kushtetutë më 2015, kur edhe u themelua gjykata. Tani ne fuqishëm u bëjmë thirrje liderëve aktualë dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës që të mos e prishin këtë arritje duke shfuqizuar gjykatën, tani apo në të ardhmen", thuhej në deklaratën në emër të zëdhënëses Heather Nauert.

Kjo e fundit ishte një ish-bashkëpronare e "Fox & Friends" dhe "Fox & Friends First", dhe më parë ishte korrespondente për ABC NeWs.

Nauert ka përfunduar fakultetin e gazetarisë në Universitetin e Kolumbisë.

(Kosova Sot)