Avioni nga Katari detyrohet të ulet pasi gruaja zbulon tradhtinë e burrit gjatë fluturimit

  • 03 January 2018 - 20:59
Avioni nga Katari detyrohet të ulet pasi gruaja zbulon tradhtinë e burrit gjatë fluturimit

Një avion i Qatar Airways është detyruar të bëjë ulje të parakohshme, pasi një grua zbuloi se bashkëshorti i saj po e tradhtonte, pasi përdori gishtin e burrit të saj, teksa ai po flinte, për të zhbllokuar telefonin e tij të mençur mobil.

Çifti dhe fëmija i tyre po fluturonin drejt Balit, në Indonezi, për pushime, pas nisjes nga Doha, raporton The Guardian.

Gruaja vazhdimisht e ka goditur bashkëshortin e saj, pasi ka mësuar se ai ka një dashnore – ndërsa kapiteni është detyruar të bëjë një ulje të paplanifikuar në Çenai, Indi, pasi ekuipazhi nuk ka arritur të qetësojë çiftin.

Familja më pas është dërguar në një qendër mbajtjeje në aeroport, pasi asnjëri nga anëtarët nuk ka pasur vizë për qëndrim në Indi. Më vonë, ata kanë hipur në një avion drejt Kuala Lumpurit.

“Fluturimi QR-962 (Doha-Bali) i Qatar Airways është devijuar për në Çenai, pasi piloti ka kërkuar një gjë të tillë, duke përmendur si arsye një zënkë mes pasagjerëve në avion”, ka bërë të ditur një zyrtar indian. 

Ngjarja ka ndodhur në tetorin e vitit që lamë pas. 

(Kosova Sot)