Macron dëshiron ligj kundër lajmeve të rreme më 2018 - Lajme - Kosova Sot
Macron dëshiron ligj kundër lajmeve të rreme më 2018

Macron dëshiron ligj kundër lajmeve të rreme më 2018

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë sot se ai do të rishikojë legjislacionin për mediat franceze, që të luftojnë shpërndarjen e “lajmeve të rreme” në mediat sociale, të cilat sipas tij po kërcënojnë demokracitë liberale.

Prej kohës kur është zgjedhur president gjatë vitit të kaluar, Macron ka kritikuar mediat ruse në veçanti, duke akuzuar hapur kanalin televiziv RT, për përhapjen e dezinformatave për të në sajt dhe rrjete sociale gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Nëse dëshirojmë të mbrojmë demokracitë liberale, na duhet të fuqizojmë legjislacionin”, ka thënë Macron gjatë një konference për media.
Macron ka thënë se ky legjislacion mund të krijojë shqetësim për rrjetet sociale, sidomos gjatë periudhës së zgjedhjeve.

(Kosova Sot)

10 orë e 38 minuta më parë
19/12/18