Ndryshojnë kufijtë mes dy shteteve të Evropës

  • 09 January 2018 - 09:11
Ndryshojnë kufijtë mes dy shteteve të Evropës

Holanda dhe Belgjika kanë rregulluar në mënyrë paqësore kufijtë e tyre duke shkëmbyer territore. Bëhet fjalë për një territor me madhësi sa të 27 fushave të futbollit, si një përpjekje e dy shteteve për të zgjidhur një problem të policisë në kufi.

Ndryshimi i kufijve nisi pas një ngjarje kriminale të ndodhur katër vite më parë, kur në zonën ku ndodhën ndryshimet e kufijve, u gjet një trup pa kokë. Bëhet fjalë për një gadishull në lumë dhe që është e vështirë për të shkuar aty për shkak të pozicionit gjeografik. Katër vite më parë, autoritetet holandeze nuk mund të hetonin ligjërisht krimin që kishte ndodhur për shkak se nuk ishte në juridiksionin e tyre, edhe pse gjeografikisht e kishin më afër.

Ndërkohë, policia belge kishte vështirësi për të shkuar në skenën e krimit dhe i duhej të përdorte përherë mjetet lundruese për shkak të pozicionit gjeografik. Tashmë ky problem u zgjidh dhe kompetencat policore për kontrollin e gadishullit i kanë kaluar autoriteteve holandeze. Sipas ministrit të Jashtëm belg, marrëveshja mes dy shteteve specifikon se mund t’i shkëmbejnë në mënyrë paqësore kufijtë e tyre. 

(Kosova Sot)