Gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje të braktisur

  • 09 January 2018 - 09:19
Gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje të braktisur

Pas ngjarjes së tmerrshme në Peru, ku u aksidentua një autobus dhe vdiqën 52 persona, një tjetër është zbuluar nga policia.

Në zonën e njohur si “Kthesa e Djallit”, ku u aksidentua autobusi më 2 janar u gjend edhe një valixhe. Policët u tmerruan kur brenda valixhes gjetën trupin e pajetë të një gruaje.

Nuk dihet nëse kjo ndodhi makabër është e lidhur me fatkeqësinë fatale të autobusit por hetimi nga ana e policisë vazhdon. Sipas mediave lokale, trupi mund të jetë i një vajze të re që mbante veshur një palë xhinse dhe atlete.

(Kosova Sot)