“Monstra” shqiptar do vriste gruan, foshnjës që ajo mbante në krahë i thyhet kafka

  • 09 January 2018 - 12:43
“Monstra” shqiptar do vriste gruan, foshnjës që ajo mbante në krahë i thyhet kafka

Një boksier shqiptar ndodhet si i pandehur në Gjykatën Penale të Bazelit, pasi akuzohet për tentim vrasje të qëllimshme dhe tentim të shkaktimit të lëndimit të rëndë trupor.

Ai ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij. Goditje pastaj kërkim faljeje dhe pajtim, kjo ka qenë rrjedha e cila është përsëritur përgjatë tri viteve, ka thënë (ende) bashkëshortja e 30 vjeçarit, shkruajnë Basellandschaftliche Zeitung dhe telebasel.ch.

Ndërsa herën e fundit, goditja e tij mbi gruan ka pasur pasoja të rënda edhe për foshnjën e tyre të përbashkët të cilën e ëma po e mbante në krah, transmeton albinfo.ch. Foshnja kishte pësuar thyerje të kafkës, edhe pse më vonë ajo ishte shëruar.

I akuzuari i hedh poshtë pothuaj të gjitha akuzat. Ai i drejtohet në vazhdimësi gjyqtarit me shprehjen “I dashur zoti kryetar i gjyqit”, gjë që e bezdis këtë të fundit. Ai ka qenë edhe më parë i dënuar.

Personi në fjalë është futur në sallë i shoqëruar nga policët dhe me pranga në duar dhe në këmbë, të cilat i janë hequr pastaj, me kërkesën e avokatit. Ai po mbahet në paraburgim që nga marsi i vitit 2017.

Bashkëshortja e pranishme në sallë, dukej e frikesuar dhe gjatë marrjes në pyetje disa herë ka shpërthyer në lot, transmeton albinfo.ch. Ajo thotë se e ka dashuruar burrin e saj dhe për këtë arsye seccilën herë ia ka falur. Ashtu sikurse dhe të tjerët gjatë procesit, edhe gruaja binte shpesh në kundërshtim me veteveten.

Në fillim të marrjeve në pyetje, nën presionin e burrit të saj, ajo kishte dhënë deklarata të tjera, ka theksuar prokurorja e rastit. Ndërsa xhelozia nga të dy palët ka luajtur gjithmonë një rol në këtë marëdhënie.

Procesin gjyqësor e ka përcjellë edhe familja e të akuzuarit gjë që ka bërë të elektrizohet atmosfera në sallë.

(Kosova Sot)