Haradinaj takon Shpend Ahmetin me dyer të mbyllura!

  • 09 January 2018 - 13:02
Haradinaj takon Shpend Ahmetin me dyer të mbyllura!

Ramush Haradinaj është takuar edhe sot me Shpend Ahmetin.

Ramush Haradinaj me disa nga ministrat e kabinetit të tij është takuar sot me Shpend Ahmetin.

Takimi që ka nisur para pak çastesh është i mbyllur për media, ndërsa më pas priten deklarime të Haradinajt e Ahmetit.

Në pjesën kur mediat u lanë brenda, duke i uruar mirëseardhje Haradinajt dhe të tjerëve, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se “qeveria e ka njohur komunën dhe komuna qeverinë”.

Haradinaj e Ahmeti janë takuar edhe më 21 dhjetor të vitit të kaluar, kur diskutuan për statusin e Pallatit të Rinisë, zgjerimin e projektit të kogjenerimit me Termokosin dhe unazën e Prishtinës.

Qeveria Haradinaj në tetor e miratoi Projektligjin për Prishtinën, ndërsa në nëntor ky projektligj kaloi edhe në Kuvend.

(Kosova Sot)