Zeka: Druhem se faturën e Hashim Thaçit do ta paguajë Ramush Haradinaj

  • 09 January 2018 - 15:04
Zeka: Druhem se faturën e Hashim Thaçit do ta paguajë Ramush Haradinaj

"Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të kishte njëfarë kuptimi sikur Hashim Thaçi të jepte dorëheqje e t'u kërkonte falje qytetarëve se unë e solla Asociacionin e komunave serbe, që po shihet se është i dëmshëm, pastaj të kërkonte falje se e kam nënshkruar Demarkacionin dhe Gjykatën Speciale. Sepse, nuk mundet ky njeri që t'i bëjë tri gjëra aq të mëdha dhe të dëmshme pa dhënë dorëheqje dhe pa kërkuar falje dhe të fusë në qorrsokak deputetët…Po druhem se faturën e Hashim Thaçit do ta paguajë Ramush Haradinaj", theksoi për "Kosova Sot" deputeti i koalicionit qeveritar, Milaim Zeka. "Po qe se z. Haradinaj pranon që z. Hashim Thaçi t'ia fusë të dy këmbët në një opingë, atëherë i qoftë për hair edhe z. Haradinaj ", tha deputeti Milaim Zeka për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)