Tragjike: Bie nga kati i tretë, vdes 85 vjeçarja në Klinë

  • 09 January 2018 - 15:09
Tragjike: Bie nga kati i tretë, vdes 85 vjeçarja në Klinë

Një grua 85 vjeçare nga qyteti i Klinës ka gjetur vdekjen pas rënies nga ballkoni i katit të tretë i ndërtesës ku jetonte.

Lajmin e ka konfirmuar zyra për Informim në Pejë. Driton Rugova nga policia e Pejës ka thënë se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së të moshuarës.

“Sot rreth orës 07:50, policia është informuar se në një lagje në Klinë  ka ra nga ballkoni një person,. Policia menjëherë ka dal në vend ngjarje. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Zonja ishte e moshës 85 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, ka thënë Rugova. Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipet shëndetësore të QKMF-së “ Nënë Tereza” në Klinë

Ndërkohë që media  mëson se 85 vjeçarja kishte kohë që jetonte e vetme në banesën e saj. 

Policia është duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot)