Valixhja robotike që ju vjen prapa

  • 09 January 2018 - 20:13
Valixhja robotike që ju vjen prapa

Shpejt pritet që njerëzit të mos kenë më nevojë t'i bartin valixhet e tyre. Ato vetë do të na vijnë prapa

Janë të paktë ata që, të paktën një herë, nuk kanë qenë të detyruar të bartin valixhe të rënda dhe të papërshtatshme. Por, falë inteligjencës artificiale, pritet që së shpejti të mbarojnë këto peripeci. Valixhet robotike do të pajisen me mundësinë e njohjes së fytyrës, gjë që iu ndihmon atyre t'ju përcjellin nga prapa, pa marrë parasysh se çfarë pengese mund t'iu dalë atyre në mbrojtje.

Ka edhe një bateri të brendshme

 Pronari i valixheve do të pajiset edhe me një lidhëse në puls të dorës, e cila do ta alarmojë atë nëse valixhja fillon që të mbetet shumë prapa tij, apo nëse ndokush tenton ta vjedhë atë. "CX-1", produkt i kompanisë "ForwardX Robotics", u prezantua për publik ditë më parë. Kjo valixhe e mençur ka sensorë dhe rrota me tërheqje 4x4, të cilat i ndihmojnë në tejkalimin e pengesave. Ka edhe një kamerë me kënd të gjerë 170°, si dhe një lidar (pajisje e ngjashme me radarin), i cili ndihmon që valixhja të lokalizohet. Kjo valixhe, përpos tjerash, ka edhe një bateri të brendshme, e cila mund të përdoret edhe për ta mbushur celularin dhe pajisjet tjera. Ende nuk është e qartë se kur do të vendosë kompania kineze që ta nxjerrë në treg këtë valixhe.

(Kosova Sot)