Presidentit çek i paralajmërohet humbja në zgjedhje

  • 09 January 2018 - 20:45
Presidentit çek i paralajmërohet humbja në zgjedhje

Presidenti në ikje, Millosh Zeman rrezikon të përballet me një sërë sfidash në rast se Jiri Drahos, kandidati centris pro-evropian, do të hyjë në turin e ardhshëm të zgjedhjeve presidenciale, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Turi i parë i zgjedhjeve me votim universal të drejtpërdrejtë do të zhvillohet të premten dhe të shtunën.

Një tur i dytë do të organizohet më 26 dhe 27 janar nëse asnjë nga nëntë kandidatët, mes të cilëve dhe presidenti aktual, nuk merr maxhorancën absolute (më shumë se 50 për qind të votave).

Tetë kandidatë sfidojnë Zeman, 73 vjeç, veteran i të majtës çeke, pro-ruse, pro-kineze dhe kundër imigracionit.

“Mes tyre, Drahos, 68 vjeç, centrist pro-evropian, kimist, fizikant dhe kreu i Akademisë së Shkencave në vitet 2009-2017 medohet të marrë 48,5 për qind në turin e dytë, nga 44 për qind të votave për presidentin në ikje”, sipas një sondazhi të komanduar nga televizioni publik çek CT për agjencitë “Median” dhe “Kantar TNS”, përcjell Atsh.

Ky sondazh, realizuar nga 3 deri më 7 janar me më shumë se 1 000 persona të pyetur, tregon se drejtuesit aktual i Kështjellës së Pragës kryeson sondazhet për turin e parë të zgjedhjeve presidenciale, me një mbështetje prej 42, 5 për qind, para Drahos (27,5 për qind).

Bëhet fjalë për zgjedhjet e dyta presidenciale me votim universal në historinë e vendit, pas atyre që sollën Zeman në krye të shtetit.

(Kosova Sot)