29 vjeçari shqiptar, i infektuar me HIV përdhunon gjermanen 82 vjeçe

  • 10 January 2018 - 09:12
29 vjeçari shqiptar, i infektuar me HIV përdhunon gjermanen 82 vjeçe

Një shtetas 29 vjeçar i Maqedonisë, i infektuar me HIV, akuzohet nga një gjykatë e Hamburgut se ka përdhunuar seksualisht një grua të moshuar 82 vjeçare në Hamburg.

Gjengis D. këtë akt  mendohet ta ketë kryer më 8 korrik të vitit të kaluar, në shtëpinë e viktimës në një lagje të qytetit, shkruan “Hamburger Abendblatt”.

Gruaja është përpjekur pa sukses të mbyllte derën e ballkonit, prej nga kishte hyrë sulmuesi.

Ai pastaj e ka rrëzuar të moshuarën në dysheme, ia ka mbyllur gojën dhe e ka përdhunuar pesë herë, në kthina të ndryshme të banesës së saj.
Shtetasi i Maqedonisë, i cili ka qenë i dënuar edhe më parë, akuzohet se pas përdhunimit ka kërkuar të holla nga plaka. Kur ajo kishte dashur t`ia jepte 10 euro, ai ia kishte marrë me dhunë portofolin nga dora dhe kishte ikur nga banesa me 100 euro të grabitura.

Si pasojë e dhunës së ushtruar gruaja e moshuar ka pësuar në gjithë trupin lëndime në formë blanash të gjakut, përcjell albinfo.ch. Por, ajo nuk është infektuar me HIV.

Deri tash Dzengis D. para trupit gjykues vetëm ka heshtur.
Procesi kundër tij dtë vazhdojë më 16 janar.

(Kosova Sot)