Ligji i ri i komunikacionit në Kosovë: Dënimet shkojnë deri në 900 euro (Dokument)

  • 10 January 2018 - 10:49
Ligji i ri i komunikacionit në Kosovë: Dënimet shkojnë deri në 900 euro (Dokument)

Nga 1 janari ka hyrë në fuqi ligji i ri për kundërvajtje në trafik.

Sipas këtij ligji, Policia e Kosovës varësisht nga shkeljet që bëhen.

Sipas Ligjit për Kundërvajtje, për gjobat e shqiptuara nga organet kundërvajtëse e në këtë rast edhe nga Policia e Kosovës, kundërvajtësit mund ta bëjnë kundërshtimin pranë Komisionit për Vendosje.

Gjithnjë sipas Ligjit për Kundërvajtje nëse kundërvajtësit të cilit i është shqiptuar gjoba, e bën pagesën brenda afatit të caktuar, kundërvajtësit do të paguajnë vetëm 50% të shumës së gjobës së shqiptuar, si një stimulim për kundërvajtësit që të paguajnë gjobat.

Në këtë ligj janë disa nene ku secila kundërvajtje ka dënimin e paraparë. Vetëm për mos respektim të semaforit, shoferi do të gjobitet 150 euro, do t’i hiqen tre pikë nga patenta dhe do t’i konfiskohet ajo për  tre muaj.

Gjoba me ligjin e ri parashihen edhe për këmbësorët që nuk e respektojnë semaforin. Të gjithë ata këmbësorë që futen në të kuqen në semafor do të gjobiten 20 euro nga policia rrugore.

Po ashtu sipas këtij ligji për kundërvajtësit që nuk e paguajnë gjobën në afatin e paraparë dhe nuk ushtrojnë ankesë është paraparë që rastet e tilla të procedohen në procedurën e përmbarimit d.m.th organet kundërvajtës e në këtë rast edhe Policia e Kosovës inicion përmbarimin nga Përmbaruesit Privat.

Policia ka nisur implementimin e këtij ligji, andaj iu bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Image

 

 

(Kosova Sot)