Konfiskohet drogë afër shkollës në Matiqan

  • 10 January 2018 - 11:18
Konfiskohet drogë afër shkollës në Matiqan

Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në realizim të operacionit policor- Stop Drogave, ka hasur në veturën e dyshuar të parkuar afër shkollës në Matiqan të Prishtinës, ku i dyshuari me t’i vërejtur policinë ka ikur duke e lënë veturën aty.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 2896.2 gr (2 kg 896.2 gr) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu me urdhër të prokurorit është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e cal.7.65 mm, 6 fishekë të cal 7.65 .3 telefona, një Ipad dhe 11 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërsa i dyshuari i parë së bashku me të dyshuarën tjetër (motrën e tij) gjenden ne arrati.

(Kosova Sot)