Berisha tha se Balili ka video të ministrave me orgji, pronari i ‘Santa Quaranta’: Për emrat e politikanëve…

  • 10 January 2018 - 11:31
Berisha tha se Balili ka video të ministrave me orgji, pronari i ‘Santa Quaranta’: Për emrat e politikanëve…

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar disa kohe me pare se Klemend Balili ka video te orgjive te disa politikaneve ne hotelin luksoz ne Sarande.

Por dje, Bashkim Balili, i cili ka thene se eshte ai pronari i Santa Quaranta dhe jo vellai i tij i shpallur ne kerkim, tha se e ka të pamundur të kujtojë politikanët që kanë qenë tek Santa Quaranta dhe nese do pyetej se cili nga politikanët nuk ka qenë, u shpreh: “do më vijë në siklet sepse nuk i mbaj mend”.

Në “Studio e Hapur”, ku ishte i ftuar dje, Bashkim Balili tha se për shkak të pozicionit gjeografik, kushteve dhe hapësirës resorti ka qenë shumë i frekuentuar dhe pavarësisht se nuk përmendi emra, ai thotë se do vihej në siklet nëse pyetej se cili nga politikanët nuk ka qenë aty.

“Flitet shumë dhe e gjitha është alibi. Politika shpif për njërin për tjetrin. Santa Quaranta është një resort bashkëkohor. Duke qenë resort bashkëkohor me një pozicion gjeografik nga të rrallët në Shqipëri, ka qenë i frekuentuar. Nëse do më thuash se cili nga politikanët nuk ka qenë, do më vijë në siklet sepse nuk i mbaj mend”, tha ai.

I pyetur nëse politikanët e kanë paguar faturën, Bashkim Balili thotë të gjithë.
“Të gjithë deri më një”, shprehet ai.

Vëllai i Klement Balilit mohon mbështetjen nga politika për të fituar Santa Quarantan. “Jo, absolutisht. Ata nuk vinin për të më takuar mua. Vinin sepse është portë e hapur. Unë kam pasur pozicionin tim si pronar”, tha Bashkim Balili.

Postimi i Berishës në datë 24 Nëntor, 2017

Balili ka videot e orgjive te Norieges dhe tre ministrave te tij ne Santa Quaranta!

Qytetari dixhital pyet! sb

“Pershendetje doktor. Dysheket dhe batanijet e piatat ne Santa Quaranta u sekuestruan Po videot e orgjive te Rames dhe tre ministrave te tij, Ahmetit, Gjiknurit dhe Tahirit kush i ka?

Ato i ka Balili si mburoje dhe hajmeli per arrestimin e tij!”

(Kosova Sot)