Qeveria miraton disa projektligje për sistemin e drejtësisë, ministri Tahiri i kënaqur

  • 01 February 2018 - 13:10
Qeveria miraton disa projektligje për sistemin e drejtësisë, ministri Tahiri i kënaqur

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një disa projektligje që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë e që kanë qenë kërkesë e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Projektligjet miratuara janë: Projektligji për Gjykatat, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se kjo është dita më e veçante e tij si ministër i Drejtësisë. Ai ka thënë se me miratimin e këtyre projektligjeve po fillon një etapë e re në sistemin e drejtësisë.

Tahiri ka ftuar edhe deputetët ti votojnë këto projektligje në Kuvend kur ato të jenë në rend dite.

(Kosova Sot)