Kuçi:Prishtina e Shpendit, më e ndotura

  • 01 February 2018 - 14:17
Kuçi:Prishtina e Shpendit, më e ndotura

Politologu Gurakuq Kuçi konsideron po ashtu se ngarkesa ambientaliste, rritja e ndotjes së ambientit, vetëm sa po e largon akoma më shumë Kosovën edhe nga perspektiva evropiane."Në Kosovë kinse për ruajtjen e ambientit janë të ndaluara përdorimi i qeseve të plastikës, por secili e dimë sa zbatohet! Edhe kjo me ndalimin me thëngjill ishte një veprim amator i radhës. Vetëm nëse shikojmë vendin fqinj, Malin e Zi, që e ka publikuar strategjinë për reduktimin e ndotjes së ambientit 2018-2023 dhe që e përgatit për anëtarësim me 2025 në BE ka shumë zgjidhje pa ndalesa, por me alternativa që jo vetëm e mbrojnë ambientin, por edhe e bëjnë jetën e qytetarit më të mirë. Çdo biznes a fabrikë që e ndot ambientin e ka për obligim të mbajë filtra, ato kurrë nuk ndizen, hapi i parë është detyrimi i përdorimit të filtrave, shtrirja e ngrohjes qendrore në gjitha lagjet e aty ku nuk mundet subvencionimi për ngrohje alternative, jo ndalja e thëngjillit, sepse qytetarët nga varfëria po e përdorin e jo nga kënaqësia. Pastaj, jo ndalimi i doganimit të veturave 10 vjet më të vjetra, por ndalja e korrupsionit me qendrat e kontrollit teknik, të cilat për para çdo veturë lejojnë të kalojë dhe bëjnë vetëm kontrolle formale. Pse nuk intervenojnë tek këto gjëra, sepse shumica e këtyre bizneseve janë të politikanëve dhe zgjidhja është gjoba ndaj qytetarëve, hiqja lirinë e lëvizjes dhe veprime që as vetë nuk u besojnë", potencoi ai për "Kosova Sot". Sipas tij, Ministria e Ambientit është vetëm për punësime dhe zhvatje më shumë të parave dhe vend i mirë për njerëz që idenë nuk e kanë për ambientin apo ekosistemin.

(Kosova Sot)