Selmanaj: Dikush i ndal filtrat në termocentrale, pasi harxhojnë shumë energji

  • 01 February 2018 - 14:47
Selmanaj: Dikush i ndal filtrat në termocentrale, pasi harxhojnë shumë energji

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka nisur fjalimin e tij në seancën e sotme të kuvendit, duke thënë ky institucion më shumë po duket si kolegjium shkencor derisa po diskutohet për ndotjen e ajrit.

“S’paskam ditur që kaq shumë ekspertë të ambientit në parlament”.

“ Mendoj qe diskutimi do të duhej të ishte ndryshe. Para tre ditëve niveli i shifrave të ndotjes ishte mbi 300, sot ka rënë në 76. Njerëzit që merren vesh në këtë fushë, thonë se duhet bjerë borë dhe shi për të rënë ndotja përnjëherë”, ka thënë Selmanaj.

“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, do ta kalojmë edhe Oslon që e ka veç katër nivelin”.
“Dikush duket se i ndalë qëllimshëm filtrat që të mos funksionojnë. Për të operuar ata filtra, harxhojnë shumë energji dhe qëllimshëm dikush i ndal”.
Selmanaj ka shtuar se ajri i ndotur nuk është problemi i vetëm me të cilin përballen qytetarët.

“Nuk e kemi problemin veç me kontaminimin e ajrit. Ne jemi të kontaminuar në çdo aspekt, edhe me ushqimin dhe nuk e dimë çfarë barna konsumojmë. Në Kosovë importohet insulina nga Polonia, si kompani që të vetmin eksport e ka në Kosovë”.

(Kosova Sot)