Parashikimi i motit, bëhuni gati për borë

  • 08 February 2018 - 09:35
Parashikimi i motit, bëhuni gati për borë

Ditëve në vijim moti do të jetë kohë pas kohe me shi, në fundjavë me borë.

8.02 – Mot kryesisht me vranësira, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

9.02 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

10.02-11.02 – Mot i ftohtë dhe i vranët. Të shtunën paradite fillojnë të reshura shiu, që gjatë ditës do të shndërrohen në reshje të qëndrueshme bore. Reshjet e borës kohë pas kohe vazhdojnë edhe ditën e diel.

Moti dinamik gjatë ditëve të ardhshme me erëra, pritet të sjellë përmirësim në vlerat ditore të AQI që do të luhaten në mes vlerave të mira dhe mesatare, ndërsa të premten vlerat maksimale kanë tendencë të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbesin mbi vlera mesatare, e në fundjavë do të zbresin rreth këtyre vlerave. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 2C, e ato maksimale nga 8C deri në 9C, e në fundjavë do të zbresin në 2C deri 4C.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme nga juglindja-jugperëndimi 7-10m/s, me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike do të zbresë rreth vlerave normale.

Image

(Kosova Sot)