Vdekje e dyshimtë në Pejë, viktima pa shenja jete në dhomë

  • 08 February 2018 - 10:18
Vdekje e dyshimtë në Pejë, viktima pa shenja jete në dhomë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Vitomiricë të Pejës ka gjetur një person pa shenja jete në dhomën e tij.

Sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

"Raportohet se një mashkull K/Shqiptar është gjetur pa shenja jete në një dhomë. Njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion", thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot)