BE-ja na la të fundit për Integrime evropiane?(Foto/Video)

  • 08 February 2018 - 10:27
BE-ja na la të fundit për Integrime evropiane?(Foto/Video)

Të anketuarit thonë se arsyeja përse BE-ja na la të fundit për Integrime evropiane, janë Demarkacioni, Asociacioni, Dhomat e Gjykatës Speciale dhe mungesa e sundimit të ligjit.

Image

 

Mentor Binakaj thekson se ka shumë arsye përse jemi në fund të listës sepse nuk kemi kryer detyrat ndaj BE-së. “Kryesorja ka qenë mospërfundimi i demarkacionit me Malin e Zi, që e solli këtë gjendje”.

Image

 

Ismajl Hamiti thotë se faji është të krerët politik të shtetit që nuk kryen detyrat ndaj BE-së. “Ato ishin Demarkacioni, Asociacioni, Dhomat e Gjykatës Speciale dhe mungesa e sundimit të ligjit”.

Image

 

Naim Uka thekson se arsyeja përse BE-ja na la të fundit për Integrime evropiane është mosformimi i Asociaconit të komunave Serbe, mungesa e sundimit të ligjit, krimi korrupcioni, etj.

Image

 

Reshat Salihu thotë se faktori kryesor kanë qenë demarkacioni, asociacioni dhe mungesa e sundimit të ligjit që na lanë në fund të listës së BE-së dhe pamundësuan lëvizjen e lirshme në vendet e BE-së.

(Kosova Sot)