Nuk i solli pajë kur u martuan, burri i vjedh veshkën gruas

  • 08 February 2018 - 12:19
Nuk i solli pajë kur u martuan, burri i vjedh veshkën gruas

Ndoshta nuk e keni dëgjuar kurrë më parë një histori të tillë dhe as e keni menduar, por duket se paska njerëz që i vjedhin veshkën bashkëshortes pasi nuk i ka sjellë pajë kur janë martuar.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Indi, dhe sipas mediave vendase, burri e kishte dërguar gruan  për të bërë një operacion për apendesitin pasi ajo ankohej për dhimbje të forta barku për më shumë se dy vite.

Në fund të vitit 2017, pas ekzaminimeve specifike, mjekët zbuluan se asaj në fakt i mungonte një nga veshkat. Ajo pretendon se bashkëshorti i saj i kërkonte herë pas here të sillte një pajë, por kjo traditë është e ndaluar në Indi që nga viti 1961, shkruan BBC.

Rita Sarkar tha se kishte qenë viktimë e dhunës në familje lidhur me çështjen e pajës për shumë vite.

“Unë në atë moment e kuptova përse burri im më kërkonte që të heshtja për operacionin. Ai shiti veshkën time, sepse familja ime nuk mund të plotësonte kërkesën e tij për një pajë”, tha ajo.Ndërsa insepktori i policisë Udayshankar Ghosh u shpreh: “Ne dyshojmë për një mashtrim. Personat janë arrestuar dhe do të bëjmë të pamundurën që të zbardhet e vërteta”.

Image

 

(Kosova Sot)