Grupi i LDK-së “nervozohet” me Xhavit Halitin, largohet nga seanca! (FOTO) - Lajme - Kosova Sot
Grupi i LDK-së “nervozohet” me Xhavit Halitin, largohet nga seanca! (FOTO)

Grupi i LDK-së “nervozohet” me Xhavit Halitin, largohet nga seanca! (FOTO)

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është larguar nga seanca plenare në shenjë pakëneaqësie me kryesuesin e seancës Xhavit Haliti, i cili refuzoi ndërprerjen e seancës pavarësisht kërkesës së këtij Grupi Parlamentar.

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga nënkryetari i Kuvendit Haliti që të mos vazhdojë punimet e sencës pa e përfunduar pikën e rendit të ditës, që ishte mocioni i propozuar nga LDK.

Por këtë kërkesë Haliti, refuzoi ta merr për bazë duke thënë se punimet do të vazhdojnë edhe më tutje.

“Ne do të vendosim në votim mocionin tuaj, por seancën nuk e ndalojmë”, tha Haliti.

Më pas ka marrë fjalën nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala i cili ka thënë se është rregull që të mos kalohet në pika tjera të rendit të ditës pa i dhënë epilog mocionit.

As ky opinon i nënkryetarit Shala, nuk e bindi Halitin që të ndërpres punimet e seancës, dhe më të kaluar në pikën tjetër të rendit të ditës GP i LDK-së vendosi të largohet nga salla.

Ndryshe, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar edhe më tutje.

Image

 

(Kosova Sot)

23 orë e 3 minuta më parë
11/12/18