Sami Lushtaku e mund Bekim Jasharin

  • 08 February 2018 - 16:35
Sami Lushtaku e mund Bekim Jasharin

Pas zënkave të vazhdueshme mes kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe ish-kryetarit Sami Lushtaku, kanë filluar që qytetarët e kësaj pjese të ndahen se kush është fitues i këtij “meçi”

Një faqe interneti në Skenderaj, ka matur votuesit në Skenderaj se kush do të bëhej kryetar i kësaj Komune nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel.

Në garë sipas po të njëjtës faqe, shihen të jenë Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari.

Në sondazhin e organizuar nga kjo faqe interneti, qytetarët kanë shprehur gatishmërinë që komunën e Skenderajt ta marrë Sami Lushtaku, e jo kryetari aktual.Bekim Jashari në zgjedhjet lokale ishte përkrahur nga partia e PDK-së e po ashtu edhe nga vetë Sami Lushtaku. 
Kundërkandidat i vetëm i Jasharit ishte Isa Fejzullahu nga LDK-ja.

Image

 

(Kosova Sot)