Ministri i Tregtisë thotë se janë të gatshëm t’i ndihmojnë prodhuesit e drurit

  • 08 February 2018 - 16:37
Ministri i Tregtisë thotë se janë të gatshëm t’i ndihmojnë prodhuesit e drurit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka deklaruar se janë të gatshëm që t’i ndihmojnë prodhuesit dhe nëse edhe industria e drurit përballet me konkurrencë të pabarabartë, ata si Ministri do të ndërmarrim masa

Bajrami i bëri këto komente gjatë vizitës në fabrikën e mobileve “Delfina” në Kijevë të Malishevës, ku theksoi se për çdo ditë janë në përkrahje të prodhuesve dhe për këtë ndodhen në fabrikën "Delfina".

“Ne jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë prodhuesit, dhe nëse edhe industria e drurit përballet me konkurrencë të pabarabartë, ne do të ndërmarrim masa si MTI”, ka thënë ministri Hasani.

Ndërsa, Fadil Mazreku, pronar i kompanisë "Delfina", shprehu falënderimet e tij për ministrin Hasani që ka vizituar këtë fabrikë dhe dëgjoi brengat e tyre si biznes.

(Kosova Sot)