Kadrijaj: Perspektiva e errësuar evropiane

  • 08 February 2018 - 17:23
Kadrijaj: Perspektiva e errësuar evropiane

Analisti politik Mustafë Kadrijaj tha për "Kosova Sot", se Strategjia e BE-së për zgjerim ishte një mesazh më se i qartë për keqqeverisjen në vend që me këtë elitë politike Kosova nuk ka perspektivë evropiane. "Mendoj se qytetari i Kosovës tanimë duhet t'i thërret mendjes që me votën e tyre të ndëshkojë këtë spektër politik pa dallim, sepse për qeveritë vazhdimisht ka pasur vend për vërejtje, për shkak të mospunës se tyre dhe njëherësh korrupsionit të lartë, por më e rënda, opozita e ka dëmtuar edhe më shumë perspektiven evropiane të Kosovës me deklarata nën prizmin folklorik dhe nacionalist dhe me veprime të dhunës, që për faktorin ndërkombëtar kjo është e papranueshme", u shpreh ai. "Me Strategjinë BE-së iu ka bërë me dije që derisa nuk ndalet korrupsioni dhe keqqeverisja, si dhe opozitës, që kauzë e tyre duhet të jetë perspektiva evropiane e jo idetë nacionaliste, Kosova nuk ka dritë të gjelbër në BE", vijoi më tutje Kadrijaj. "Sot, kemi një pozitë pa kredibilitet ndërkombëtar, si dhe një opozitë të cilësuar e rrezikshme për SHBA-në dhe BE-në", ka thënë ai. 

(Kosova Sot)