Përplasje e fuqishme mes Kadaj- Bujupit e Hajdar Beqës, kjo e fundit e quan hipokrizi fjalim e deputeti të PDK-së

  • 08 February 2018 - 17:43
Përplasje e fuqishme mes Kadaj- Bujupit e Hajdar Beqës, kjo e fundit e quan hipokrizi fjalim e deputeti të PDK-së

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi sot në Kuvendin e Kosovës ka replikuar ashpër ndaj deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa në lidhje me seancën që po mbahet me rastin e arrestimin e aktivistëve të VV-së.

Beqa ka thënë se thirrja e një seance të tillë nga ana e VV-së është keqpërdorim i të drejtës së tyre procedurale.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kadaj-Bujupit e cila tha se Beqa i ka vizituar aktivistët dhe u ka dëshiruar lirim të shpejtë.

“Sa hipokrizi është kur prapa kamerave flasim tjetër cka e ktu pretendojmë me mbrojte dicka që nuk është e vërteta. Me 15 dhjetor 2017 Hajdar Beqa ka shku në burgun e dubravës, i ka vizitu aktivistët tonë dhe ju ka uru lirim, duke e konfirmu që është I vetëdijshëm, sic jemi të gjithë ne se ata jaën të pafajshëm dhe po mbahen aty padrejtësisht. Prandaj me shku në burg të dubravës, me i taku, me ju thanë këto fjalë edhe em ardhë këtu në parlament e me thanë krejt të kundërtën shumë e pandershme, hipokrizi e e padrejtë ndaj tyre dhe qytetarëve’, u shpreh Kadaj-Bujupi.

Ndryshe, debati për këtë pikë po vazhdon ende nga një numër i vogël deputetësh.

(Kosova Sot)