Fier, arrestohet tmerri i "Exchange"

  • 08 February 2018 - 18:30
Fier, arrestohet tmerri i

Policia e Fierit ka bërë të mundur zbardhjen e vjedhjeve me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të katër Exchange-ve në qytetin e Fierit.

Blutë e Fierit mësohet se ditën e sotme kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar "Exchange i fundit" ku është arritur të zbulohen dhe dokumentohen katër ngjarje të vjedhjeve me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të ndodhura në qytetin e Fierit, konkretisht:

1. Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë ndodhur në datën 03.01.2018, në lagjen “Apollonia” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit E.S.

2.Vjedhja me dhunë në datën 09.01.2018, në lagjen “Kastrioti” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit L.Z, ku kanë marrë 70.000 lekë.

3. Vjedhja me dhunë në datën 23.01.2018, në fshatin Levan, Fier një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit A.M, ku kanë marrë 70.000 lekë.

4.Vjedhja me dhunë në datën 03.02.2018, në lagjen “11 Janari” Fier, e një pikë këmbimi valutor në pronësi të shtetasit P.J ku i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekë dhe 300 euro.

Në lidhje me këto ngjarje policia bën me dije se është vënë në pranga Alket Velaj, 25 vjeç, banues në fshatin Varibob, Fier(i dënuar më parë për "Plagosje të rëndë me dashje" dhe "Shkatërrim prone").

Policia po punon për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve, kapjen dhe ndalimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim.

(Kosova Sot)