Nënkryetari i PDK'së e quan të dështuar qeverisjen e Haradinajt

  • 08 February 2018 - 23:56
Nënkryetari i PDK'së e quan të dështuar qeverisjen e Haradinajt

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka kritikuar Qeverinë Haradinaj, për, siç ka thënë ai,dështimet e mëdha të saj.

Hoti ka thënë se Haradinaj, së bashku me kabinetin e tij qeveritar, kanë dhënë premtime shumë të mëdha, saqë tani më s’po munden t’i përmbushin.

Ai e ka quajtur të dështuar qeverisjen Haradinaj sepse, sipas tij, ka premtuar viza për tre muaj dhe nuk e ka bërë.

“Haradinaj është zotuar se do t’i japë fund çështjeve të mëdha si Demarkacioni dhe Asosacioni, edhe këto kanë qenë dështime të kësaj qeverie”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot)