Kapet duke vjedhur në një qendër tregtare

  • 09 February 2018 - 11:25
Kapet duke vjedhur në një qendër tregtare

Një person është arrestuar në Suharekë, pasiqë është kapur në flagrancë duke vjedhur gjësende në një qendër tregtare.

Rasti sipas PK-së ka ndodhur në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë pasditen e djeshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)