Beqiri:Shoqata e Ndërtimtarëve akuzon kryetarin

  • 09 February 2018 - 12:58
Beqiri:Shoqata e Ndërtimtarëve akuzon kryetarin

 Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, tha për "Kosova Sot" se në Kosovë janë themeluar shumë subjekte ekonomike që thuhet se janë në shërbim të ekonomisë së vendit."Përfaqësues të këtyre organizatave theksojnë se vazhdimisht kontribuojnë në zhvillimin ekonomik përmes ndërmarrjeve private, por edhe me promovimin e resurseve kosovare në vende të ndryshme të botës", u shpreh ai."Roli i kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës është që të jetë i barabartë për të gjithë, ngase ai përfaqëson bizneset e anëtarësuara, mirëpo ka pretendime se ka anshmëri, çka edhe nuk është e drejtë, sepse ai ka një rol unifikues dhe jo përçarës dhe gjithmonë po flas në atë se çka po flitet në media dhe informata të tjera publike, andaj ky vend ka nevojë për barazi dhe respekt për secilin", theksoi Beqiri. "Duhet të ceket se të gjitha bizneset e anëtarësuara në OEK duhet që të kenë trajtimin e njëjtë, pavarësisht reputacionet që kanë dhe në të hyrat që kanë, pavarësisht ndikimit të tyre politik që kanë, prandaj mendoj se nuk është në rregull ky lloj veçimi apo privilegji përderisa një kohë e ka quajtur njërin nga ata mashtrues për një kohë të shkurtër hero, prandaj është e pakuptimtë që i njëjti person për një kohë kaq të shkurtër të bëhet edhe hero edhe manipulues nuk i ka hije një ode siç është OEK-u", vijoi më tutje ai.

(Kosova Sot)