Prishtinë, arrestohet pasi shfrytëzoi seksualisht dy femra

  • 09 February 2018 - 13:43
Prishtinë, arrestohet pasi shfrytëzoi seksualisht dy femra

Në Prishtinë është arrestuar një mashkull pasi dyshohet se shfrytëzoi dy femra për shërbime seksuale, njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

“Më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia, transmeton Express. Rasti po cilësohet si " trafikim me njerëz".

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 07/08.02.2018 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shfrytëzuar dy viktima femra K/Shqiptare për punë të detyruar dhe shërbime seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

(Kosova Sot)