Gurraziu:Shpendi nuk ka asgjë të përbashkët me VV-në

  • 09 February 2018 - 13:43
Gurraziu:Shpendi nuk ka asgjë të përbashkët me VV-në

Analisti politik Ragip Guraziu vlerëson se derisa gjendja në "Vetëvendosje" vazhdon të mos jetë e mirë, këtë e ka kuptuar edhe i pari i Prishtinës,Shpend Ahmeti, por nuk po e ka guximin të përcaktohet se në cilin grup të rreshtohet. "Jo rastësisht po hesht Shpend Ahmeti para opinionit publik, ndërkaq në prapaskenë po organizon çdo gjë për ndarjen e VV-së. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti , i cili edhe në intervistën e fundit për media, ka thënë se gjendja në 'Vetëvendosje' vazhdon të mos jetë e mirë, duke mos iu përgjigjur pyetjes se a do të mbetet në VV apo do t`i bashkëngjitet grupit të të dorëhequrve, të cilat veprime i inicioi vetë ai, bashkë me agjentët e UDB-së, me të cilët bashkëpunon shkëlqyeshëm dhe me rekomandimet e vëllezërve të inkriminuar Devolli", u shpreh ai. "Shpend Ahmeti po e pret bekimin nga agjentët e UDB-së me të cilët bashkëpunon shkëlqyeshëm dhe me rekomandimet e vëllezërve të inkriminuar Devolli. Ai po luan rol siç e ka bërë edhe gjatë tërë kohës vetëm për t`ia rritur vetes 'pazarin', duke lënë të nënkuptohet se cila palë i ofron më shumë ai edhe andej do të pozicionohet. E bën këtë me vetëdije, pasi e di se atij i duhet domosdoshmërisht një pjesë e votave të deputetëve në Asamblenë komunale e që përkrahin Albin Kurtin, për të kaluar qindra hektarë toka komunale në xhepat e mafio-oligarkëve Devolli, një lojë e klanit të inkriminuar në kryeqytet dhe jo vetëm ,"Coca Cola Zero",lojë e luajtur nga prapaskena, prej momentit të parë më 2013, kur Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu e morën udhëheqjen e Komunës së Prishtinës para 4 vjetësh,por që tanimë kjo lojë po bëhet e zbulohet edhe publikisht përmes dorëheqjeve në këtë parti e deri tek ndarja e VV-së", tha Ragip Guraziu për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)