Shtyhet seanca e Kuvendit, Haliti iu thotë deputetëve, s’ka me udhëtu- nuk na intereson! - Lajme - Kosova Sot
Shtyhet seanca e Kuvendit, Haliti iu thotë deputetëve, s’ka me udhëtu- nuk na intereson!

Shtyhet seanca e Kuvendit, Haliti iu thotë deputetëve, s’ka me udhëtu- nuk na intereson!

Seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për ditën e martë në orën 10:00, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Në seancë e cila u tha se do të mbahet të martën, pritet të shqyrtohen – pika e dymbëdhjetë e rendit të ditës, pika e nëntë e rendit të ditës dhe pika e dhjetë e rendit të ditës.

Gjatë përmbylljes së seancës së sotme, Haliti pati një debat të nxehtë me deputetin, Nait Hasani të cilit ia tërhoqi vërejtjen se nëse shkon komisioni, atëherë nuk ka për të marrë asnjë beneficion.

“Ku Nait, s’ka – nëse Komisioni Verifikues shkon atëherë nuk ka me e marrë asnjë benificion dhe ka me u penalizu me mëditje. Na kemi seancë, nuk na intereson asnjë sen tjetër. Qekjo osht puna jonë,” ka thënë Haliti gjatë përmbylljes së seancës e cila ka nisur sot në orën 11:00.

(Kosova Sot)

12 orë e 46 minuta më parë
10/12/18